Live

Qeveria e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut nënshkruajnë 21 marrëveshje

14:12 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

21 marrëveshje janë firmosur sot në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe të RMV-së.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri Edi Rama veçoi edhe 3 nismat e dakordësuara që sipas tij janë me rëndësi strategjike. Ato kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit të 8, ndërtimin e një porti të thatë në Strugë dhe hapjen e vendkalimit të ri kufitar, Strugë-Pogradec.

“Kemi finalizuar 21 akte të dakordësuara në një proces ndërveprimi intensiv si pjesë tanimë organike e punës së qeverive tona që janë ndërveprim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, por njëkohësisht kemi dakordësuar edhe 3 nisma, të propozuara nga zv/kryeministri i parë, Artan Grubi që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit të 8, ndërtimin e një porti të thatë në Strugë dhe hapjen e vendkalimit të ri kufitar, Strugë-Pogradec. Të treja këto me një rëndësi strategjike, të diskutuara më parë. Nga ana tjetër kemi rënë dakord sa i takon projektit paraprak të portit të thatë të Strugës ta marrë përsipër qeveria shqiptare, në kuadër të marrëveshjes që ka kompaninë e mirënjohur holandeze, e cila projektuar portin e ri komercial dhe të kombinuar me zonën ushtarake të Durrësit si dhe portin e thatë të Prishtinës. Kështu besoj ne krijojmë një infrastrukturë komplekse në funksion të rritjes së volumit të ndërveprimit mes shteteve tona, që ka qenë dhe qëllimi parësor dhe mbetet dhe qëllim parësor i nismës së Ballkanit të Hapur, por po ashtu dhe i Procesit të Berlinit”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, u shpreh se janë firmosur disa memorandume të rëndësishme, me fokus të veçantë në energjetikë.

“Unë dhe Edi Kemi vullnet për bashkëpunim. E falënderoj Shqipërinë për mbështetjen gjatë periudhës së kaluar, në veçanti gjatë negociatave. Ju na dhatë mbështetje të plotë edhe pse disa nuk besonin. Dy vendet po shkojnë në rrugën europiane. Mund të bëjmë shumë më shumë së bashku. Jemi shembull sesi ndërtohen marrëdhëniet me fqinjët. Sot i tejkalojmë krizat së bashku në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe Procesin e Berlinit. Nga kriza do të dalim së bashku dhe askush nuk do të lihet i vetëm.

Ne firmosëm shumë memorandume, me fokus të veçantë në energjetikë. Me këtë, ne krijuam një kuadër për projektet e përbashkëta për gazin dhe burimeve të rinovueshme të energjisë”, tha Kovaçevski mes të tjerash.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...