Live

Qeveria ende s’ka kompensuar dëmet e vërshimeve në komuna

22:37 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Dhjetëra miliona euro konsiderohet vlera e dëmit të shkaktuar nga vërshimet që ndodhën muajin e kaluar në vend.

Vetëm në Skenderaj kjo vlerë arrin shifrën e mbi 12 milionë eurosh.

Kryetari i kësaj komune thotë se kanë adresuar kërkesën te niveli qendror për kompensimin e. dëmeve dhe janë ende në pritje të një përgjigjeje.

Ai tregon se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në infrastrukturën publike por edhe në ekonomitë familjare.

E nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkojnë që të formohet fondi emergjent në mënyrë që në raste të tilla të mos ketë këso vonesa në kompensime.

Nga vërshimet janë prekur edhe komunat tjera Mitrovica, Klina e Podujeva.

Shpërndaje në

U Kopjua