Live

Qeveria Kurti ndan miliona euro në orët e vona të mbrëmjes (Dokumente)

21:55 / 29 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje në orët e vona të ditës së sotme.

Qeveria e Albin Kurtit në errësirë ka ndarë mbi 10 milionë euro.

Por dikur për çdo vendim që merrej në orët e vona, Albin Kurti kritikonte ashpër qeverisjet e kaluara duke i quajtur vendime të territ.

Demokracia.com ka siguruar të gjitha vendimet për ndarjen e këtyre parave.

Fillimisht Qeveria Kurti ka ndarë rreth 7 milionë për kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për zbatimin e pikës 1.4 dhe 1.6 të Vendimit Nr. 31/99 të datës 30.09.2022, përkatësisht për pagesat e njëhershme për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe pagesat e njëhershme për studentët, dhe për zbatimin e Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Po ashtu është aprovuar edhe ndarja e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2022.

Njëkohësisht qeveria ka ndarë mbi 1.1 milion euro për realizimin e pagave të specializantëve. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...