Live

“Qeveria me instruksione ka kërkuar që asnjë amandament mos të votohet sot në Kuvend”

23:06 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit për buxhetin e vitit 2023 ishte torturuese dhe nuk i përfilli aspak deputetët.

Tahiri ka thënë se Qeveria me instruksione ka kërkuar që asnjë amandament mos të votohet.

“Senaca e sotme për buxhetin, torturoi dhe s’i përfilli deputetët. I gjthë procesi i diskutimit të amandamenteve për vlerësimin tim nuk ka asnjë kuptim, për shkak se asnjë amandament nuk u trajtua, së paku me respekt të votimit të lirë. Qeveria me instruksione ka kërkuar që asnjë amandament mos të votohet”, ka thënë Tahiri

Tahiri ka thënë se deputeti është përfaqësues me bazë elektorale dhe së paku është dashur të ketë laramani.

Shpërndaje në

U Kopjua