Live

Qeveria sot pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

08:08 / 28 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026.

Shpërndaje në

U Kopjua