Live

Qualcomm organizon një ngjarje më 17 mars, pritet të prezantojë çipin e ri Snapdragon 7

12:19 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Qualcomm organizon një ngjarje për 17 mars.

Kompania amerikane pritet të prezantojë një çip të ri nga seria Snapdragon 7, me gjasë Gen 2, pasi varianti Gen 1 mbërriti në pranverën e 2022.

Emri i platformës së re nuk është konfirmuar dhe disa thashetheme sugjerojnë se ajo do të quhet “Snapdragon 7+ Gen 1”.

Por një vit më vonë pas prezantimit të Gen 1, ka më shumë gjasa që ajo të quhet “Snapdragon 7 Gen 2”, emër i cili në fakt përputhet me skemën e emërtimit të kompanisë, pasi çipi i ardhshëm pritet të quhet “Snapdragon 8”.

Ka pak informacione për këtë çip të ri, por sipas një listimi të zbuluar në Geekbench, çipi Snapdragon SM7475 ka një bërthamë Cortex-X2 me frekuencë 2.92 GHz, tre njësi Cortex-A710 me 2.5 GHz dhe katër 1.8 GHz Cortesx51, raporton GSM Arena.

Ndërsa thuhet se GPU-ja do të jetë Adreno 725 me shpejtësi 580Hz.

Nëse të gjitha informacionet janë të sakta, kjo do të jetë hera e parë që Snapdragon përdor Cortex-X2 në një çip të gamës së shkallës së mesme.

Platforma thuhet se është ndërtuar nga TSMC në teknologjinë e procesit 4nm.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...