Live

Quni – Kurtit: Miqtë po e humbasin besimin, ata s’i ke fituar vetë, i ke trashëguar nga LDK-ja

14:55 / 13 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni tha se kryeministri Albin Kurti po e humbë besimin e miqve. Andaj ai i drejtohet me një kërkesë që ta mbaje fjalën.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Quni i tha Kurtit se “miqtë nuk i ke fituar”, por se ata “i ke trashëguar nga LDK-ja”.

“Çdo ditë e më shumë miqtë tanë po e humbin besimin në ju dhe kjo po na kushton të gjithëve”, tha ai.

Qasja e Kurtit karshi ndërkombëtarëve, Quni tha se është “e papranueshme” dhe “e patolerueshme”.

Quni i thotë Kurtit që kurrë mos t’i tregoj LDK-së se kush është Serbia, se Lidhja Demokratike është ajo që ja ka treguar krejt botës fytyrën e gjenocidiale të Serbisë.

Shpërndaje në

U Kopjua