Live

Qytetari nga Kamenica gjobitet për 300 euro dhe i konfiskohet patent-shoferi, voziti 106 kmh në zonën ku ishte 40 kmh

11:53 / 31 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Një vozitës nga Kamenica ka vozitur 106 kilometra në orë ndërsa në atë zonë ishte planifikuar vozitje 40 orë.

Policia thotë se vozitësi është gjobitur me 300 euro dhe i është konfiskuar patent-shoferi për tre muaj.

Njoftimi:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë dje në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Siguria në trafikun rrugor”, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Egnatia’’ në Kamenicës.Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e gjashtë (106) km/h.Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...