Qytetari me emrin Suad Jetullahi ka publikuar një video të kryeministrit Albin Kurti, në të cilin shefi i VV-së e akuzon Oliver Ivanoviqin, politikan i vrarë serb, për spastrim etnik. Qytetari ka shkruar se Kurti do të mbahet mend si njëri që pastroi mëkatet e Ivanoviqit.
“Do të dëshiroja që kujtimi për Albin Kurtin të mbetet i gjallë, si një njëri që pastroi nga mëkatet Oliver Ivanoviqin.” – shkroi z. Jetullahi.
Ndaj publikimit të videos, ka reaguar Arbër Vokrri, aktivist i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje. Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka komentuar në statusin e qytetarit Jetullahi, duke treguar se ishte ai që e inxhizoi Kurtin teksa flistë për Ivanoviqin.
“Moh, se xhirimo osht i jemi” – shkroi Vokrri.