Një raketë ruse ka sulmuar sot shtëpinë e të moshuarve në Kherson.
Lajmi është konfirmuar nga guvernatori I rajonit jugor Khesron.
Yaroslav Yanushevych tha se një qendër kujdesi ndaj të moshuarve u godit sot me raketa ruse në fshatin Stepanivka, raporton Sky News.
Në objektin e qendrës janë shkatërruar portat, janë thyer xhamat dhe dyert, si dhe ka pasur dëmtime në çati dhe në verandë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.