Live

Rakiq kërcënon nga Beogradi për targat: Do të bllokojmë të gjitha vendkalimet në veri

10:08 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq është deklaruar pas takimit “urgjent” të cilin e ka kërkuar me presidentin serb, Vuciq për targat.

Këtë takim Rakiq e ka kërkuar për shkak të refuzimit të shtyerjes së afatit nga ana e kryeministrit Kurti, për konvertimin e targave në RKS.

Rakiq ka deklaruar se Prishtina është duke zhvilluar fushata të të gjitha llojeve, por sipas tij serbët e Kosovës i besojnë vetëm shtetit të Serbisë dhe presidentit Vuciq.

Ne do të mbrojmë pronën tonë në KiM. Do të jetë një rezistencë paqësore demokratike dhe jo e dhunshme e popullit. Nuk e di se çfarë do të kthehet nëse dikush fillon të na marrë me dhunë pronën. – Edhe pse Prishtina po zhvillon një fushatë të të gjitha llojeve dhe ka investuar disa milionë euro, serbët i besojnë vetëm shtetit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.” ka thënë Rakiq.

Në këtë deklaratë, kreu i Listës Serbe ka “kërcënuar” duke thënë që nëse Kosova fillon të marrë me forcë automjetet me targa KM, do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet në veri dhe hyrjet në Kosovën qendrore.

Nëse Prishtina fillon të marrë me forcë automjetet me targa KM, do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet në veri dhe hyrjet në Kosovën qendrore.” u shpreh Rakiq.

Deklaratën e tij, Rakiq e përfundoj duke e falënderuar shtetin serb dhe Vuciqin.

Faleminderit presidentit, faleminderit Serbisë që gjeti kohë për të qenë me ne dhe që ishte me ne kur është më e vështirë, jo vetëm kur është e bukur.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...