Live

Rama vazhdon polemikat me Vetëvendosjen: Tetë vjet udhëhoqët Prishtinën, s’e realizuat projektin e “Adem Jasharit”

11:40 / 09 Gusht 2024

Nga Kosova Live

Përparim Rama vazhdon të polemizojë me Lëvizjen Vetëvendosje, dega në Prishtinë. I pari i kryeqytetit i ka replikuar degës së VV-së për temën e projektit të Adem Jasharit në Prishtinë. 

“Për tetë vjet, Vetëvendosje ka udhëheq me Prishtinën. Tetë vjet kanë dështu me realizu projektin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë, e dje tentuan të moralizojnë e të flasin për vlera.
Unë, pasi kam marrë detyrën, kam kërku zhvillimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë. Pesë (5) projektet e përzgjedhura janë prezantuar përfaqësuesve të familjes Jashari me 09 korrik 2024.
Në vitin 2010, pra para 15 vjetëve, në shenjë nderimi dhe respekti për familjen Jashari, unë kam zhvilluar dhe dorëzuar një projekt për Kompleksin Memorial në Prekaz me vetëiniciativë dhe pa asnjë kompensim financiar.
Kjo arrihet kur punon dhe lartëson vlerat tona, e jo me fjalë boshe e propagandë.
Prandaj, tenttativa e Vetëvendosjes në Prishtinë të moralizojnë rreth mbrojtjes së vlerave përmes fjalëve boshe, propagandës e sabotimit e të marrin rolin e gjykatësit vetëm sa e rikonfirmon hipokrizinë e tyre” shkruan Rama në reagim

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...