Profesori, publicisti njëherësh anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka komentuar protestën e fundit të organizuar nga Partia Socialdemokrate në kundërshtim të “Asociacionit” apo quajtur ndryshe edhe si “Zajednica”.
Ramabaja madje e ka quajtur të shpifur kauzën e PSD-së, teksa tha se Vetëvendosjes i dilnin 200 mijë qytetarë në protestë.
“Kjo kauzë e shpifur e agjendës politike edhe te gazetarët. Duhet ta keni parasysh protestat e vitit 2015 kundër Zajednicës e kanë stopuar realisht krijimin e Zajednicës atë botë, sepse atëherë nëse lexojmë me vëmendje dokumentin e marrëveshjes 2013-2015 kishin të bënim thjeshtë me Zajedincën, me Republikën Srbska. Prandaj e kishte nënshkruar Vuçiq-i dokumentin në fjalë dhe kolegu i tij që sot është ministër i Jashtëm, Daçiq”, tha Ramabaja për lajmi.net.
Ai gjithashtu tha se “Nuk ka nevojë që të ketë një agjendë politike edhe në lëmin e gazetarisë. Atëbotë janë vrarë dy demostrues prej atyre 200 mijë sa ishin gjithandej në Kosovë, janë plagosur mbi 80”.
“Në mesin e të plagosurve ishte edhe një i afërm i imi. Unë kam qenë protestues dhe kam vu re një mllef të madh tek policia rumune dhe s’është i rastësishëm qëndrimi i sotëm i politikë rumune. Një muaj pasi e kryen detyrën në Prishtinë u shpërblyen me lëvdata të mëdha e dekorata në Rumani. E njëjta ndodhi edhe me mllefin që shkoi deri tek shuarja e disa institucioneve në veri të Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar”,shtoi Ramabaja.
Sipas tij në mes vitit 2015-2022 ka zhvillime të theksuara në Kosovë.
“Fakti që po krijohet sot apo po fillohet me krijimin e Asociacionit, duhet të kemi parasysh se momentumi politik apo gjendja në rrafshin gjeo-politik është e tillë që duhet të ketë një maturi politike që të mos i krijohet alibi Serbisë për të krijuar frontin e dytë të luftës në Evropë”.