Politologu, Shkodran Ramadani, ka komentuar deklarimin e kryeministrit, Albin Kurti për arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosoëvs dhe Serbisë të mërkurën mbrëma në Bruksel.
Ramadani ka thënë se nëse marrëveshja do të ishte e mirë atëherë Kurti do ta quante “marrëveshje” dhe jo “dakordim”.
Ramadani ka shkruar se Kurti duke thënë “dakordim”, “po don me thane qe “ujdia është e keqe, ama është veç dakordim, e jo marrëveshje.”.
Shkrimi i plotë i tij:
Me pas qene marreveshje e mire, e kish qujte marreveshje e jo “dakordim”. Kish thane: “e arritem marreveshjen, urime!”. Tu i thane “dakordim”, po don me thane qe “ujdia eshte e keqe, ama eshte vec dakordim, e jo marreveshje.” Plus, me pase qene e mire, e kish nenshkru vet, e nuk e kish dergu zevendesin e vet. Po perpjeket qe meritat me i marre veti, e fajin me ja u lane te tjereve. Ama vec po perpjeket. Se nuk eshte e mundshme kjo. Pergjegjesia eshte e tij.