Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas shpërthimit të sotshëm në kanalet e lumit Ibër.
Ramadani ka ftuar Qeverinë që të kërkojë ndihmën e prezencës amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë.
“Në të kundërtën, kjo ndodh pa pyetur fare Qeverinë, diçka sikur gjatë mesnatës midis 17 dhe 18 nëntorit 2024 në kufirin verior”, ka shkruar ndër të tjera Ramadani.
Postimi i plotë:
Qeveria duhet zyrtarisht t’i kërkojë ndihmën prezencës amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë.
Në të kundërtën, kjo ndodh pa pyetur fare Qeverinë, diçka sikur gjatë mesnatës midis 17 dhe 18 nëntorit 2024 në kufirin verior.
Sepse, trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj.
Këta muaj janë domethënës edhe për brenda Kosovës, edhe brenda Serbisë, por edhe në transicionin e e Administratës Amerikane te Presidenti Trump.
#Siguria #KOSOVA #NATO #KFOR