Live

Ramiz Kelmendi në Hagë: Ishin afër njëri tjetrit siç ishin në luftë

20:22 / 16 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-zëvendëskryeministri dhe afaristi i njohur, Ramiz Kelmendi, ka qëndruar për vizitë në Hagë ku është takuar me ish-drejtuesit e UÇK-së.

“Takova ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj”, ka njoftuar Kelmendi në Facebook, i cili ka treguar edhe arsyen pse nuk është takuar me Jakup Krasniqin

Keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime, nuk arrita ta takojë edhe ish-Kryetarin tjetër të Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi”.

Ai ka dhënë detaje edhe për gjendjen e tyre shëndetësore dhe emocionale.

“Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së”.

Shpërndaje në

U Kopjua