Live

Ramiz Kelmendi: Unë nuk kam pozitë ekzekutive në Elkos dhe kam të drejtë të kërkoj votë për PDK-në

22:48 / 02 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Reagim i Ramiz Kelmendit, pronar i kompanisë “Elkos”:

Të nderuar Qytetarë, unë jam pronar i grupit ‘Elkos…’ që në kuadrin e grupit gjenden mbi 2 mijë e 500 kolegë dhe kolege të cilët kryejnë obligimet e veta në bazë të kontratës së punës!

Është më se e vertetë se kjo kompani menaxhohet nga stafi profesional të cilët me pergjegjësi kryejnë punët në suaza të ligjeve dhe kushtetutes.
Unë në bazë të ligjeve nuk kam pozicion ekzekutiv që nga viti 2010 kur jam bërë deputet së pari! Unë sot jam në mbështetje te z. Veseli dhe PDK-së për të fituar zgjedhjet dhe a ka më kënaqësi se të kërkosh votë në kompaninë e vet dhe atë, votë vetëm vullnetare! Ndaj ndjehem krenarë që unë kërkoi votë për liderin i cili do arrijë ti zgjedhë çështjet e mëdha të Kosovës dhe Zhvillimin Ekonomik shumë të nevojshem.
Mos harroni kompania ime ka të punësuar nga të gjitha partitë shumicë dhe nga partitë e pakicave. Kam kolegë në pozita menaxheriale me bindjet e veta politike, që sot janë pjesë e menaxhmentit dhe garojnë për Deputet apo edhe familjarët e tyre garojnë pa asnjë pengesë dhe i kërkojnë të gjithëve të mos sanksionojnë të punësuarit e nëse nuk jam në kuadrin e tyre unë si individ dhe kam ftuar në takime grupore për mbështetje për PDK-në vetëm me vullnet të plotë, atëherë çfarë të keqe ka!?
Çdo tentim tjetër për të më njollosur mua si peroson dhe kolegët është i ultë apo i bërë nga frika e humbjes.

Me respekt;
Ramiz Kelmendi

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...