Sot gjatë ditës është raportuar se Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit.
Por kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në një postim në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes kësaj komune dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Sot me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për Realizimin e Projektit “Ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas” ka shkruar Lladrovci.
Në lidhje me raportimin e dorëheqjes së ministrit Latifi, KosovaLIVE ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e kësaj ministrie, Faik Hoti por telefoni i tij është i mbyllur.