Live

Rasti i pacientit që u hodh nga Kirurgjia Torakale cilësohet si vetëvrasje

10:09 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Të dielën në mëngjes ka vdekur një pacient i cili kishte rënë nga kati i katërt i Klinikës së Kirurgjisë Torakale.

Rasti në polici është cilësuar si vetëvrasje.

Viktima ishte hedhur nga dritarja.

Njoftimi i plotë i policisë:

VETËVRASJE/QKUK 15.01.2023 – 09:19. Një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është hedhur nga dritarja, derisa ishte në mjekim në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Shpërndaje në

U Kopjua