Të enjten e 3 nëntorit në Prokurorinë e Pejës do të intervistohen i gjithë personeli i strehimores “Orenda”, ku u sulmua një e moshuar nga infermieria.
Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Do të intervistohen të gjithë personat që janë personel në këtë strehimore dhe të gjithë të moshuarit që janë të vendosur aty”, tha Nikçi.