Live

Rasti “Orenda”, të enjten intervistohet i gjithë personeli ku u dhunua e moshuara

22:46 / 02 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Të enjten e 3 nëntorit në Prokurorinë e Pejës do të intervistohen i gjithë personeli i strehimores “Orenda”, ku u sulmua një e moshuar nga infermieria.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Do të intervistohen të gjithë personat që janë personel në këtë strehimore dhe të gjithë të moshuarit që janë të vendosur aty”, tha Nikçi.

Shpërndaje në

U Kopjua