Live

Reagon ambasadori norvegjez: Kosova është pjesë e çdo zgjidhjeje rajonale energjetike

22:44 / 19 Nëntor 2022

Nga admin

Sot në media është raportuar se anipse është pjesë e Ballkanit Perëndimor, Kosova është i vetmi shtet që nuk është përfshirë në diskutimet për investime në energjinë e ripërtërishme.

Lidhur me këtë ka reaguar ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, i cili përmes një cicërime në Twitter tha se Kosova është pjesë përbërëse natyrore e çdo zgjidhjeje rajonale energjetike.

Ambasadori norvegjez tha se megjithatë, Kosova mbetet një partner i fortë për Norvegjinë.

“Interesimi i madh në konferencën e kësaj jave për energjinë e rinovueshme në Beograd vlerësohet shumë. Ndryshe nga komentet, Kosova mbetet një partner i fortë për Norvegjinë, duke përfshirë energjitë e rinovueshme dhe për krijimin e një tranzicioni drejt një të ardhmeje më të mirë të përbashkët”.

Nikoqir i kësaj konference ishte Serbia. Aty morën pjesë pesë shtetet e rajonit, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, ku u diskutuan lidhur me investimet e mundshme e bashkëpunimin për siguri energjetike.

Shpërndaje në

U Kopjua