Live

Reagon Kurti pas fitores së Kosovës ndaj Qipros, përmend ndeshjen ndaj Rumanisë

21:41 / 09 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar me një postim në “Facebook”, pas fitores së kombëtares ndaj Qipros.

Kurti në postimin e tij ka përmendur edhe humbjen e Kosovës ndaj Rumanisë

“4-0 kundër Qipros. Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan. Lojtarët tanë shkëqyen sonte!”, shkruajti Kurti.

Kosova triumfoi 4-0 në Qipro, me golat e shënuar nga Muriqi (dy herë) dhe Dellova e Rrahmani nga një.

Shpërndaje në

U Kopjua