Nëntë deputetë të Listës Serbe befasuan Kosovën sot pasi morën mandatet që më herët i kishin dorëzuar kolegët e tyre në kuadër të largimeve masive serbe. Dhe tash, kemi deklaratën e parë për këtë çështje.
Ata i verifikuan edhe teknikisht mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, dhe sipas tyre qëllimi ishte “të parandalohej plani i rrezikshëm dhe anti-serb i Albin Kurtit për të iniciuar me ndihmën e kuazi-serbëve.”
Lista Serbe e ka quajtur vendimin e sotëm si “strategjik”.
“Qëllimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, por po ashtu të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetutuese që do të çonin në shuarjen e komunave serbe, heqjen e pronësisë së tokave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare etj…”
Ata thanë se ky vendim “politik e strategjik” nuk do të ndalte procesin e lënies së institucioneve të Kosovës.
Por, Lista Serbe nuk dha asnjë provë për këto pretendime.
Lista Serbe është kritikuar deri tash për këtë vendim edhe nga politikanët kundërshtarë të saj si Rada Trajkoviq dhe Aleksandër Arsenijeviq.