Deklarimi i kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, se nuk duhej të kishte Asociacion një-etnik në Kosovë ka shtrënguar Ilir Mirenën që të reagonte ashpër ndaj tij.
Abazoviqi ishte shprehur se Asociacioni nuk duhej të krijohej në baza etnike, një qëndrim ky i përsëritur vazhdimisht edhe nga ana e kryeministrit tonë, Albin Kurtit.
E kjo e ka acaruar Ilir Mirenën që ka treguar disa prej të bëmave të Abazoviqit në raportin e tij me Serbinë.
“Vet e ka legalizu Kishën Serbe në Mal të Zi, vëllai i tij ka biznes multi-milionësh në Beograd me gruan e fashistes Bërnabiq – dhe po na rekomandon me i thanë jo Zajednicës…” – ka shkruar në profilin e tij z. Mirena.
Kujtojmë se më 31 janar do të mbahet takimi i Asociacionit në Dragodan, Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë.