Live

Reagon Musliu: Historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin

16:55 / 22 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas forumit të organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Musliu ka thënë se historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin.

‘’ Historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin!  Ajo edhe njëherë u dëshmua se nuk i pranon dot afër vetes heroinat e gjalla të Kosovës.

Jemi një Komb qe trashëgojmë mençurinë dhe guximin e grave me shekuj’’.

Po ashtu ka reaguar edhe ndaj Ministrit të Mbrojtjes ku kishte thënë se “Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat dhe këtë duhet ta ndryshojmë… “, deputetja i ka përmendur disa nga Heroinat shqiptare dhe ka thënë se këto gra  kanë sfiduar mendësinë e secilit njeri qe mendon si Armend Mehaj.

‘’Paska harruar se inkuadrimi i grave e vajzave në UÇK  të motivuar nga Shote Galica, Nora  e Kelmendit, Vaskalina, Micja, Mbretresha Teutë e gra tjera heroina, kanë sfiduar mendesine e secilit njeri qe mendon si Armend Meha.

Gratë kanë pësuar më se shumti kur për to kanë folë e po flasin njerëz me mentalitet anadollak  si Armend Meha&CO’’, ka përfunduar statusin në Facebook Musliu.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...