Live

Reagon zëvendësministrja Çavdarbasha: Kam dhënë dorëheqje

12:40 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Zëvendësministrja Linda Çavdarbasha ka reaguar pas raportimit se është liruar nga posti i saj, nga kryeministri Kurti.

Çavdarbasha në një postim në facebook ka thënë se nga dje nuk është më zëvendësministre në kabinetin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Ajo njoftoi se ka dhënë dorëheqje dhe për këtë e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq e mikesha,

Ju njoftoj se nga dje 31.03.2023, nuk do të jem më pjesë e Kabinetit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pozitën e zëvëndësministres.

Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti.

Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale.

Dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve.

Me respekt,

Linda Çavdarbasha

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...