Mbrëmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale, ajo ka hequr tëmthin apo ndryshe idhzë.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ai ka thënë se i njëjti operim kryhet edhe nga kirurgët e QKUK-së me laparaskopi që nga viti 2004, shkruan Kosovalive.net.
“…në QKUK ka super kirurg që idhza për ta është hajgare”, ka shkruar Vitija në postimin e tij.
Por, ajo që bie në sy është komenti politik i gazetares dhe redaktores së RTK’së, Jehona Zhitisë.
Ajo ka komentuar në statusin e gazetarit Vitija duke thënë se Presidentja Osmani vetëm se e ka vazhduar rrugën e ish-krerëve të shtetit që kërkonin trajtim në klinikat private dhe jashtë Kosovës.
Kosovalive.net, për veprimin e gazetares dhe redaktores Jehona Zhitia, ka kontaktuar me ushtruesen e detyrës së kryeredaktores, Meneta Zeka.
“Të lutem bisedo me Jehonën, jo me mua për këtë çështje”, ka thënë ajo e frustruar dhe ka mbyllur telefonin.
Kjo nuk është hera e parë që udhëheqësi e re e RTK’së, nuk ka marr masa disiplinore ndaj punonjësve të RTK’së, duke bërë dallime në rregulloren në fuqi të RTK’së, siç është rregullorja për përgjegjësi materiale dhe disiplinore.
Një rast i njohur i medializuar mjaft shumë ndaj ish-kryeredaktorit, Ridvan Berisha ndaj të cilit ish-drejtori Ngadhnjim Kastrati dhe drejtori i tashëm Shkumbin Ahmetxhekaj kanë iniciuar masa sistematike disiplinore siç ka thënë Berisha vetëm për fjalë goje, ndërsa rasti tjetër është me redaktorin Visar Krasniqi të cili ka bërë status publik ndaj grevës së SBAShK’ut, duke shprehur animin e tij të qartë politik ndaj partisë në pushtet.
Prandaj, edhe më këtë rast nuk është marr asnjë instancë siç është marrë aktivisht më parë me ish-kryeredaktorin Ridvan Berisha, i cili e ka bërë publike se ndaj RTK’së, përmes avokatit të tij Ekrem Agushi, i ka dorëzuar në gjykatë tre akt padi ndaj RTK’së./Kosovalive.net/