Live

Refuzuan t’i ndaleshin policisë dhe iu gjet substancë narkotike, arrestohen dy persona në veri

10:55 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas mesnate i kanë dhënë sinjal një veture për tu ndalur, por drejtuesi nuk i është bindur sinjalit nga policia.

Patrullat policore kanë arritur të ndalojnë veturën në qendër të Mitrovicës, në të cilën ishin A.D., 27 vjeçar dhe D.Z., 31 vjeçar, të dy serb që jetojnë në Kosovë.

Tek i dyshuari D.Z., policia ka gjetur një sasi substance që dyshohet të jetë narkotike.

Me rekomandim të prokurorit, rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua