Live

REL: Liberalizimi i vizave hyn në fuqi jo më vonë se në dhjetor 2023

11:37 / 12 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Presidenca çeke e BE-së ka propozuar një draft të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sipas këtij dokumenti, nisja e zbatimit të liberalizimit të vizave pritet të ndodhë në të njëjtën kohë me fillimin e zbatimit të sistemit ETIAS.

Por, dokumenti tregon se kjo nuk duhet të ndodhë jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023.

Sipas REL vendimi i ri është formalizuar pas takimit të përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në grupin punues për vizat në Këshillin e BE-së, takim që u mbajt të enjten.

Heqja e vizave do të vlejë vetëm për bartësit e pasaportave biometrike të lëshuara në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil [ICAO] dhe nuk do të zbatohet deri në nisjen efektive të operimit të ETIAS, por në çdo rast jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”, thuhet në draftin që e ka parë REL.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...