Live

Replika të “ashpra” mes Konjufcës dhe Ymerit

21:05 / 18 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Kandidati për deputet i PSD-së, Visar Ymer në një debat televizë ka komentuar për mbarvatjen e zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ymeri ndër të tjera ka thënë se kreu I LDK-së, Isa Mustafa gjatë kohës sa janë zhvilluar zgjedhjet brenda kësaj partie, nuk ka arritur që ta “mbledh as partinë e vet”.

“Isa Mustafa nuk ka arritur të mblidhte as partinë e vet”, tha Ymeri.

Në anën tjetër Konjufca ka thënë se nëse ai do të parashikonte para disa viteve një bashkëpunim të Ymerit me Ramush Haradinajn atëherë do të gjuhej me gotë nga ish-bashkëpartiaku i tij.

“Nëse do të kishim qenë unë dhe Visar Ymeri në një debat së bashku në vitin 2012, e po t’i kisha thënë unë Visarit se ti do t’i bashkohesh Ramush Haradinajt, ai do të më kishte gjuajtur me gotë”, ka thënë Konjufca.

Ymeri ka thënë se Vetëvendosje ka ndryshuar konceptet e saj ideologjike, por nuk është duke i pranuar këto ndryshime publikisht.

Shpërndaje në

U Kopjua