Live

Rid Berisha për bllokimin e autobusëve kosovarë: Kjo është Serbia origjinale me primitivizëm politik

08:33 / 18 Prill 2024

Nga Kosova Live

Një ditë pas vendimit të Këshillit të Evropës për t’i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organ, Serbia ka nis hakmarrjen ndaj Kosovës.

Shteti serb ka bllokuar hyrjen dhe daljen e autobusëve të Kosovës nëpër këtë shtet për orë të tëra.

Gazetari kosovar, Rid Berisha në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se kjo është Serbia origjinale, raporton gazeta10.

Me vendimin e saj për bllokimin e autobusëve nga Kosova, sipas Berishës, Serbia po e shpërfaq primitivizmin e saj politik.

“Kjo është Serbia origjinale e cila nuk është larguar nga trashëgimia e saj e kaluar. Botëkuptimi dhe doktrina e saj hegjemoniste vazhdon”, ka thënë Berisha.

Shpërndaje në

U Kopjua