Rina Balaj dhe Fero të dy i përkasin “On Records”, madje dyshja edhe kanë qenë miq shumë të mirë.
Por Rina dhe Fero duket se tashmë kanë vetëm raporte profesionale ndërmjet vete.
Ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në instagram.
Nuk dihet se si ka ardhur deri te prishja e marrëdhënieve të mira që kanë patur anëtarët e të njëjtit Label.
Spekulohet se përmirësimi i raporteve të Feros me reperen tjetër Tayna, njëherit dhe konkurrente të Rinës mund të jetë ndër shkaqet që dyshja nuk janë më shokë.