Live

Rita Ora:”Jeta e ime e dashurisë është pa dukje dhe pa gjini”

14:12 / 09 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, ka folur edhe njëherë tjetër për biseksualitetin e saj.

Ajo ka treguar se është e hapur rreth kësaj teme, kur është pyetur rreth seksualitetit të saj, duke thënë se jeta e saj e dashurisë është ‘ pa dukje dhe pa gjini’.

Këngëtarja 20 vjeçare tha për Daily Star Online se nuk diskriminon askënd dhe se ndjek zemrën e saj dhe lidhet më këdo.

“Unë admiroj bukurinë edhe të burrave edhe të grave. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka të bëjë me personin”, tha ajo.

Siç theksoi Daily Mail, Rita Ora ka qenë e hapur për seksualitetin e saj më parë dhe madje  këtë e ka diskutuar në këngën “Vajzat”.

Në intervistën e fundit, Ora tha se kënga kishte për qëllim të përfaqësonte një “përvojë shumë të vërtetë dhe të ndershme në jetën time’.

 Këngëtarja tha se ajo ka pasur marrëdhënie romantike me burra dhe gra gjatë gjithë jetës së saj, përcjell KosovaPress.

Shpërndaje në

U Kopjua