Live

Rizvanolli paraqet strategjinë e Qeverisë për Energjinë

15:31 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë Artane Rizvanolli ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit strategjinë për Energji për Republikën e Kosovës për dhjetë vitet e ardhshme nga viti 20200 deri në 2031.

“Sot paraqes strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2031. Me knaqësi e them se ka një koncensus të gjerë mes të gjithë akterëve e qytetarëve për atë se ku dëshirojmë që të arrijmë. Një sektor energjetik që na siguron furnizim të rregullt me energji elektrike e me çmim të volitshëm. Po bëjmë një strategji dhjetë vjeçare, por e cila do t’i jep formë sektorit për shumë dekada e breza në vijim”, ka thënë Rizvanolli para deputetëve.

Tutje ajo ka thënë se me këtë strategji, qytetarëve iu garantohet sistemi i qëndrueshëm energjetik.

Vizioni është që të kemi një sistem energjetik të qëndrueshëm të rregullt, që garanton furnizim të rregullt me energji elektrike”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, strategjia ka pesë objektiva strategjike.

“I pari, përmirësimi i besueshmërisë së sistemit. Pasuar nga dekarbonizimi dhe promovimi i energjisë së ripërtrisshmë. Rritja e efecientës se energjisë, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimit të tregut dhe mbrojtja e konsumatorëve. Brenda tri viteve do të arrijmë kapacitet prej 500 megavat të energjisë së ripërtrishme duke shtuar kapacitetet e energjisë diellore”, ka thënë tutje ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua