Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pas takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur me deputet të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.
Rohde ka thënë se propozimi franko-gjerman ka edhe përkrahjen e plotë edhe të Parlamentit Evropian.
Ai tutje ka shkruar se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Aneksin e Implementimit është esenciale për të lëvizur drejt rrugës evropiane.
“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin e BE-së nga Parlamenti Evropian.!Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka shkruar Rohde.
Also full support for the 🇪🇺 proposal from the 🇪🇺 Parliament!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 15, 2023
Agreement on implementing the annex by 🇽🇰 and 🇷🇸 on the 18th in Ohrid now is essential to move forward on the European path. https://t.co/EshpNJqUle