Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde është deklaruar pas darkës së mbrëmshme të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, me rastin e 15 vjetorit të vendosjes së raporteve bilaterale në mes të Gjermanisë dhe Kosovës.
Kësisoj, diplomati gjerman tregoi se Gjermania do të vazhdojë t’i ofrojë Kosovës mbështetje, këshilla por edhe kritika konstruktive.
“Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbështetje, këshilla dhe kritikë konstruktive. Objektivi ynë i përbashkët: Ta bëjmë Kosovën një storie suksesi”, shkroi ai në Twitter.
15 years of diplomatic relations, 15+ years of cooperation and friendship between 🇩🇪 & 🇽🇰. Glad to have @OEGJK_KDWV by our and 🇽🇰 side for over 10 years! pic.twitter.com/Ks2jyuQhgo
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 22, 2023