Live

Rrahmani i LVV-së: Lajm shumë i mirë ekzekutimi i pagave, të filloj angazhimi për reforma në arsim

19:23 / 07 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani i është gëzuar ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit.

Rrahmani me anë të një postimi ka kërkuar nga të gjithë që të angazhohem për fillimin e reformave në arsim dhe për kompensim të orëve të humbura, shkruan Kosova Live.

“Lajm shumë i mirë ekzekutimi i pagave për mësimdhënësit! Ministria e Arsimit, Drejtoritë Komunale të Arsimit, SBASHK-u dhe Këshilli i Prindërve duhet të angazhohen që ky vit shkollor të jetë viti ku do të fillojë reforma në arsim dhe të kompensohen orët e humbura”, shkroi deputeti./KosovaLive/

Shpërndaje në

U Kopjua