Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani gjatë seancës së fundit në Kuvendin e Kosovës ka kundërshtuar projektligjin rreth fertilizimit me asistencë mjekësore.
Mirëpo kundër Rrahmanit doli deputetja nga e njëjta parti, Saranda Bogujevci, deklarimi i secilës u përcoll me shumë reagime.
Së fundmi deputeti Eman Rrahmani ka reaguar përsëri në “Facebook”, duke shpërndarë një postim të vitit 2020.
Ai shkroi se ky ka qenë qëndrimi i tij publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe si deputet.
“Ky ka qenë qëndrimi im publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve, dhe si deputet në dy legjislaturat e fundit. Ky do të jetë qëndrimi im edhe në të ardhmen, pra familje ku ka nënë, babë, gjysh, gjyshe…!”, ka shkruar Rrahmani.