Live

Rrahmani: Unë do të votoj pro Trustit, por me dy kushte

13:29 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani për propozimin e PDK-së për Trustin ka thënë se mund të bëhet më mirë.

Rrahmani ka thënë se duhet të shikohet të gjendet një zgjidhje përë këtë dhe deputetët e ministrat të largohen nga retorikat e akuzave, shkruan kosovalive.net.

“Unë si deputet i legjilaturës së kaluar e kam refuzuar këtë kërkes e nuk e kam votuar, por kjo ka iniciativë që të ndryshohet por edhe mos të dëmtohet as qytetari. Sot kjo iniciativë është më ndryshe por mendoj se nuk është e duhura. Nuk mendoj që është korrekte, e kur të dalin në pension që mos t’i kenë ato kursime qytetarët, në qoftë se ulemi e dikutojmë atëherë kishtë me qenë e mundur të arrijm diçka. Mendoj se mund të gjejmë një zgjidhje dhe të largohemi pak nga kjo retorikë. Janë disa mënyra të cilat e kanë rregullu çështjen e rimbursimit të mjeteve në Trust dhe mendoj se mund të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme edhe për kontributdhënësit, edhe për neve”, ka deklaruar Rrahamani.

Rrahmani ka shtuar se tek tërheqja e mjeteve mund të propozohet në dy raste.

“Mendoj se tërheqja e mjeteve mund të propozohet në dy raste: njëra është për trajtim shëndetësor. Në këto raste mendoj se duhet që secili prej nesh ta mbështet tërheqjen e mjeteve nga Trusti”, deklaroi Rrahmani.Një pjesë e qytetarëve ju duhen këto mjete qytetarëve. Rasti i dytë, e që besoj është fokusi se si duhet të dalim nga kjo zgidhje, është që të përfitojë në një situatë në ditët e sotme kur gjendja ekonomike nuk është e mirë për shumë arsye, e më së paku për arsye të kësaj qeverie. Unë do të prezantoj që tërheqja e mjeteve deri në 30 për qind të kthehen si rimbursim te kontributdhënësit në një periudhë 10-vjeçare”, ka shtuar Rrahmani.

Ndër të tjera, Rrahamni ka thënë se se fokuesi tjetër është se gjendja nuk është e mirë as ekonimike edhe në fushat e tjera, e kjo mund të besoj se si amandamtn nëse kalon në lexim të parë, që këto të kthehen në një periudh brenda 10 viteve.

Ai ka thënë se Trusti duhet të lejohet të tërhiqet për raste shëndetësore.

Shpërndaje në

U Kopjua