Live

Rrethanat e vdekjes së gruas në Prishtinë ende të paqarta, Prokuroria në pritje të autopsisë

16:26 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një grua është gjetur e vdekur në hyrjen e një ndërtese ditën e djeshme në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se veprimet hetimore për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar.

“Referuar pyetjeve tuaja, mund t’iu njoftojmë se Prokuroria e ka cilësuar këtë rast “hetim mbi vdekjen”. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa veprimet hetimore janë duke vazhduar në koordinim me njësitë relevante, andaj në bazë të rezultateve të autopsisë dhe hetimeve, rasti do ta merr epilogun përfundimtar”, tha Ulaj për Express.

Ajo shtoi prokuroria aktualisht nuk mund të jap detaje të tjera.

Ditën e djeshme kur policia konfirmoi vdekjen e viktimës tha se e njëjta u gjet e shtrirë me lëndime trupore.

Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli, për vdekjen e gruas tregoi për gjendjen e viktimës kur ekipi mjekësor arriti në vendin e ngjarjes.

Ai tha se në hyrje të banesës ka hasur në copa gjaku deri në platonë e katit të dytë, ku është parë e shtrirë viktima.

“Kemi pranuar një thirrje nga një qytetar për një vdekje të dyshimtë. Pas katër minutave, ekipa ka arritur në vendin e ngjarjes, në hyrje të banesës ka hasur në copa gjaku deri në platonë e katit të dytë, ku është parë i shtrirë një person i gjinisë femërore. Kur është ekzaminuar, viktima ka qenë pa shenja jeta dhe ekipa e ka konstatuar vdekjen. Më pas, ekipa e ka thirrur Policinë e Kosovës dhe është thirr instituti i mjekësisë ligjore. Sa i përket moshës ende nuk e dimë sepse nuk kemi emrin dhe mbiemrin e saj”, tha Pacolli të mërkurën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...