Live

Rritet numri i ngacmimeve skeksuale, në Gjakovë u arrestua një tjetër person

09:08 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Një rast i ngacmimit seksual ndaj një vajze ka ndodhur në Gjakovë.

Policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi i njëjti dyshohet se e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale një vajzë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM SEKSUAL/Gjakovë 01.10.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në

U Kopjua