Live

Rritet përdorimi i cigareve elektronike, IKSHPK tregon rreziqet

10:53 / 12 Mars 2023

Nga Kosova Live

Në Kosovë është rritur dukshëm përdorimi i cigareve elektronike. Madje, edhe nëpër emisione të ndryshme personalitete të njohura shfaqen me ato në duar.

Në një përgjigje për “Arbresh.info” nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), thonë se edhe pse cigaret elektronike nuk përmbajnë duhan, janë të dëmshme për shëndetin.

Sipas IKSHPK-së, ndikimet afatgjate të përdorimit të tyre ose ekspozimit ndaj tyre janë ende duke u hulumtuar.

“Sistemet elektronike të shpërndarjes së nikotinës (ENDS) dhe sistemet elektronike të shpërndarjes pa nikotinë (ENNDS), janë pajisje të njohura si cigare elektronike, që ngrohin një lëng për të krijuar një aerosol i cili më pas thithet nga përdoruesi. Këto mund të përmbajnë ose jo nikotinë. Përbërësit kryesorë të këtij lëngu për nga vëllimi janë glikol propilen, me ose pa glicerinë, dhe aromatizues. Edhe pse cigaret elektronike nuk përmbajnë duhan, janë të dëmshme për shëndetin. Megjithatë, ndikimet afatgjate të përdorimit të tyre ose ekspozimit ndaj tyre janë ende duke u hulumtuar”, thuhet në përgjigjen nga IKSHPK-së.

Tutje IKSHPK-ja, shton se këto cigare janë të rrezikshme veçanërisht kur përdoren nga fëmijët dhe gratë shtatzëna.

“Cigaret elektronike janë veçanërisht të rrezikshme kur përdoren nga fëmijët dhe adoleshentët. Nikotina krijon varshmëri ndërsa truri zhvillohet deri në moshën mbi njëzet vjet. Cigaret elektronike me nikotinë (ENDS) rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimeve të mushkërive. Ato paraqesin rreziqe të konsiderueshme edhe për gratë shtatzëna që i përdorin, pasi mund të dëmtojnë zhvillimin e fetusit”, thuhet tutje në përgjigje.

Megjithatë, nga IKSHPK thonë se marketingu i cigareve elektronike në vendin tonë është rrit me shpejtësi, madje është promovuar se është metodë e mirë për ta lënë duhanin, e sipas tyre kjo ka ndikuar në informim jo të drejtë tek qytetarët se kjo cigare nuk dëmton shëndetin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...