Teuta Rrusta nga PSD-ja thotë se është pikërisht kryeministri Kurti që i dha jetë Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këtë deklaratë Rrusta e bëri, pasi Kurti tha se për të nuk është prioritet çështja e Asociacionit.
“E bëri urgjencë dhe çështje sigurie veriun, me tema triviale si targat e dokumentet, e këndej thotë nuk ka pse të jetë prioritet tema e asociacionit. Ju e prioritizuat kryeministër. Nëse dikush i dha jetë dhe tempo asociacionit është pikërisht kjo qeveri”, shkroi Rrusta në “Facebook”.