Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, patën një bisedë telefonike sot.
Kështu ka bërë me dije agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar burime pranë Kremlinit.
Lavrov dhe Rubio shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në zgjidhjen e konfliktit rreth Ukrainës, ashtu si edhe Palestinës.
Ata ranë dakord po ashtu për kontakte të rregullta, duke përfshirë përgatitjen e një samiti ruso-amerikan, transmeton albanianpost.
Detajet rreth këtij të fundit megjithatë nuk janë bërë me dije.