Ish drejtuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, tash pjesë e LDK-së, Berat Rukiqi, ka komentuar një grafikon të publikuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati.
Murati ka thënë se nga vitit 2021 në vitin 2023, ekonomisë i janë shtuar 1 miliard euro, ndërsa në periudhën 2020-2021 i janë shtuar 1.2 miliard euro.
“Me qeveritë e kaluara duheshin 3 vjet për t’ia shtuar ekonomisë 1 miliardë euro vlerë. Me Qeverinë Kurti, ekonomisë së vendit i shtohet nga 1 miliardë euro për secilin vit të qeverisjes. Krejt kjo përkundër krizave globale të madhësisë që bota nuk i ka parë në shekullin e fundit”, ka shkruar Murati.
Pas këtij postimi, Rukiqi, ka thënë se Murati po “vazhdon me manipulimin me grafikone”.
“Ministri i Financave, ne mungese te ndonje suksesi ne ekonomi, vazhdon manipulimin me grafikone. E merr nje vit (vitin 2020), aspak me zhvillime te zakonshme, kur ekonomia ishte ne recesion, si pasoje e pandemise dhe mbylljes te nje pjese te rendesishme aktivitetit ekonomik dhe te njejtin e krahason me vitin 2021, kur kishte rritje te aktivitetit ekonomik, pasi qe ekonomia filloj te hapet dhe te kthehemi ne normalitet. Te njejten e ben edhe ne krahasimin e vitit 2021 me vitin 2022. Te gjithe e dijme dhe po e perjetojme, rritjen rekorde te inflacionit, gjate vitit 2022, prandaj rritja e vleres ne ekonomi, ne vitin 2022, nuk eshte rezultat i ndonje performance me te mire te Qeverise, por rezultat i paster i rritjes te çmimeve.Kohen qe e humbin me tendencen per te manipuluar, eshte me mire me e orientu, me zhvillu diçka te mire per kete vend. #vetemanipulim”, ka shkruar Rukiqi.