Live

Sa po paguan “Superpuna” e Kurtit për një arkitekt e sa për një trajner pingpong-u?

17:21 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Tash e disa ditë, qeveria Kurti ka lansuar platformën “Superpuna” nëpërmjet të cilës të rinjt do të mund të punësohen.

Lidhur me këtë, ka pasur reagime pro e kundër, mirëpo me anë të një postimi në Twitter, Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës ka treguar pagat që po ofrohen nëpërmjet kësaj platforme.

Ai është shprehur se nga ofertat e punës që janë aty, sipas tij tregojnë se bëhet fjalë për mundësi të keqpërdorimeve.

Nushi ka thënë se sipas ofertave, një kompani që kërkon arkitekt, jep pagë prej 264 euro, ndërsa një trajner pingpongu paguhet 300 euro.

Sipas tij, kjo tregon për seriozitetin e platformës.

Shpërndaje në

U Kopjua