Live

Sami Lushtaku për raportin me Adem Jasharin: Ne e kemi fillu dhe e kemi mbaru luftën

22:33 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

“Adem Jasharin e kam njohur qysh si fëmijë”, kështu nis rrëfimin e tij ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku kur pyetet në emisionin “n’Demos” për njohjen me komandantin legjendar të UÇK-së.

Përveq aksioneve në luftë, Lushtaku thotë se me Adem Jasharin kanë bashkëpunuar edhe në demonstrata e nëprotesta.

“Unë kam pasur fatin që Adem Jasharin ta kem edhe bashkëfshatar, familjet tona njihen qysh prej fëmijërisë, aty kemi filluar kadal-dale, sipas meje dhe në bazë asaj që jemi përpjekur, ka qenë edhe një njësit në Llap, ne kemi qenë ai grupi që e kemi fillu luftën dhe e kemi mbaru luftën, asgjë nuk ka ndodh spontanisht, familja e Adem Jasharit njihet si familja më e madhe në Drenicë, qoftë nga madhësia por qoftë edhe nga pasuria, edhe Ademi edhe Hamëza kanë pasur vendosmëri gjatëprotestave, e kësisoj ai është dalluar nga të tjerët. Ne i kemi fillu bashkë ato prestesa, atyre protestave iu ka pri gjithmonë Jakup Nura, ne iu kemi bashkangjit atij në atë kohëka qenë e vështirë me mendu se dikush do të dal që t’ia kthej pushkën policisë dhe regjimit në atëkohë ”, është shprehur ai, shkruan GazetaDemos.

Shpërndaje në

U Kopjua