Live

Samiti G20: Sergej Lavrov pëson atak në zemër sapo mbërrin në Bali

11:06 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shtrua në spital pasi mbërriti në Bali, Indonezi për të marrë pjesë në samitin e Grupit 20 (G20).

Agjencia AP, raportoi një problem të mundshëm në zemër, njoftoi Associated Press , duke cituar zyrtarë indonezianë.

Lavrov po përfaqëson presidentin rus Vladimir Putin në samit.

Zyrtarët indonezianë nuk pranuan të komentojnë mbi incidentin. Menjëherë pasi lajmi u bë i ditur nga mediat ndërkombëtare, Rusia i quan të rreme raportimet për shtrimin në spital të Sergej Lavrov në Indonezi.

Reuters publikoi një deklaratë të përfaqësueses së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila e cilësoi informacionin për transferimin e tij në spital si lajm të rremë dhe se ai ndodhet në hotelin e tij.

Konkretisht, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi se “ne i lexojmë lajmet dhe nuk u besojmë syve”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...