Live

SBASHK: Orët e humbura nuk zëvendësohen sipas Kontratës Kolektive, veç nëse MASHT arrihen marrëveshje me ne

13:30 / 12 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Në një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet minitrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, po thirren këta të fundit nëse duhet të kompesohen orët e humbura në arsim gjatë kohës së grevës pesë javëshe ose jo.

E ajo kontratë është- Kontrata Kolektive e nënshkruar mes dy palëve në të cilën,  sipas SBASHK thuhet se orët e humbura gjatë kohës së grevës në këtë sektor nuk mbahen ose kompensohen.

Kështu së paku i ka thënë Gazetës Blic nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.

“Si SBASHK ne i përmbahemi Kontratës Kolektive e nënshkruar mes SBASHK-ut dhe MASHT, që në atë kontratë thuhet se orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen me përjashtim nëse arrihet marrëveshje mes SBASHK dhe MASHT një marrëveshje e tillë tash për tash nuk ekziston kështu që mbetet e para”, ka thënë ajo.

Por orët e humbura mund të kompensohen vetëm nëse ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci fton sindikalistët në takim për marrëveshje potenciale.

“Ne edhe një herë po e përsëris i përmbahemi kontratës …. por nëse na fton ministria do të shkojmë në takim dhe të shohim”, thotë nënkryetaja e SBASHK-ut.

Se orët duhet të zëvendësohen gjatë kohës sa ishte greva në arsim po e kërkon përmes një vendimi e para MASHT, Arbërie Nagavci, vendim i cili tash për tash ka mbetur vetëm i tillë, nuk është jetësuar.

Kompensimin e orëve të humbura e kanë kërkuar edhe kryetarët e komunave përmes një propozimi që i kanë nisur Nagavcit, e që deri sot nuk kanë marrë përgjigje për të.

Orët në mësim duhet më kompensohen sipas Këshillit të Prindërvë të Kosovës, por jo gjatë ditëve të vikendit.

Ndryshe Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një letre të gjatë, drejtuar ministers së Arsimit Arbërie Nagavci kanë dalë me një propozim se si të kompensohen orët e humbura në arsim për shkak të grevës pesë javeshe.

Në këtë letër, kryetarët e komunave kanë kundërshtuar kompensimin e orëve në ditët e vikendve e për këtë kanë dhënë disa arsye.

“Vijimi i mësimit pa ndërprerje gjatë pushimeve do të krijonte ngarkesë për fëmijët dhe familjet e tyre, çka në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikonte në rënie të cilësisë dhe motivit për mësim. Do të shtonte shpenzimet për ngrohje dhe mirëmbajtjen e saj, tash kur në këtë kategori shpenzimesh, ato po njohin ritme të larta si kosto, çka dëmton buxhetet komunale. Madje, veprimi në këtë formë, përveç rritjes së kostos financiare për ngrohje, rrit edhe shpenzimin e energjisë elektrike, çka bie ndesh me masat qeveritare për kursimin e energjisë”, thuhet ndër të tjera në letër propozimin e kryetarëve të komunave drejtuar Nagavcit.Aty ka edhe disa propozime të tjera se si mësimi nuk duhet të mbahet gjatë ditëve të pushimit për shumë arsye.

Por Asociacioni i Komunave të Kosovës ka propozuar se si dhe në çfarë mënyre mund të kompensohen orët e humbura në sektorin e arsimit.

“Që kompensimi i orëve të humbura të mësimit për shkak të grevës së përgjithshme në arsim, të bëhet duke i shtuar nga pesë orë pune për çdo nxënës brenda javës në kuptim të ditëve të rregullta të punës, ashtu që do të përballohej më lehtë për të gjithë pjesëmarrësit në proces mësimor si dhe do të garantonte standardet e kërkuara për zhvillimin normal të procesit mësimor, për të cilën janë shprehur pajtues udhëheqësit komunal. Duke besuar në gatishmërinë tuaj për të rishikuar vendimin tuaj për kompensimin e orëve të humbura të mësimit, presim shqyrtimin e përfshirjen e propozimeve tona për këtë çështje që na preokupon të gjithëve”, thuhet në letrën e AKK-së.

Por ky propozim nuk ka marrë përgjigje nga ministria e Arsimit .Sazan Ibrahimi drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka thënë Gazeta Blic se ministria e Arsimit ende nuk ka kthyer përgjigje për porpozimin.

“Deri në këto momente AKK nuk ka një përgjigje për propozimin e kryetarëvë të komunave se si mund të kompesohen orët e humbura në arsim”, ka thënë ai.Para këtij propozimi minsitria e Arsimit ka nxjerr një vendim për orët e humbura dhe mënyrën se si ato do të kompensohen.

Vendim ky është që kundërshtuar fuqishëm nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, por edhe Këshilli i Prindërve.

Më poshtë mund ta gjeni propozimin e plotë të AKK:

KRYETARËT E KOMUNAVE KËRKOJNË QË KOMPENSIMI I ORËVE TË HUMBURA TË BËHET ÇDO DITË ME NGA NJË ORË SHTESË
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka dërguar sot një kërkesë Ministres së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci lidhur me formën dhe mënyrën e zëvendësimit dhe kompensimit të orëve të humbura në sistemin arsimor gjatë kohës së grevës.
Në këtë kërkesë, të nënshkruar nga Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Agim Aliu thuhet:
“Në adresim të kërkesave e shqetësimeve që po pranojmë në baza ditore nga Drejtorë të Drejtorive Komunale të Arsimit, lidhur me kompensimin e orëve të humbura të mësimit, si rrjedhojë e grevës së përgjithshme në arsim, na lejoni që në krye të kësaj shkrese, të bëjmë të qartë qëndrimin tonë si krerë të Komunave të Kosovës, që orët e humbura, duhet të kompensohen, mirëpo sipas propozimit të poshtëshënuar, diktuar kjo nga gjendja e përgjithshme ekonomike-sociale, energjetike, teknike e përgatitore e komunave dhe bashkëqytetarëve tanë.
Zonja Ministre,
Ne, Kryetarët e Komunave, ndajmë mendimin se kompensimi i orëve të humbura të mësimit, nuk duhet të bëhet ditëve të pushimeve të rregullta (fundjavave), çka nga vlerësimi praktik që kemi bërë si komuna, do të rezultonte e parealizueshme, për faktet si më poshtë:
• Vijimi i mësimit pa ndërprerje gjatë pushimeve do të krijonte ngarkesë për fëmijët dhe familjet e tyre, çka në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikonte në rënie të cilësisë dhe motivit për mësim;
• Do të shtonte shpenzimet për ngrohje dhe mirëmbajtjen e saj, tash kur në këtë kategori shpenzimesh, ato po njohin ritme të larta si kosto, çka dëmton buxhetet komunale. Madje, veprimi në këtë formë, përveç rritjes së kostos financiare për ngrohje, rrit edhe shpenzimin e energjisë elektrike, çka bie ndesh me masat qeveritare për kursimin e energjisë;
• Dihet se funksionimi i ngrohjeve në shkolla, tash e sa kohë është kryekëput i varur nga furnizimi me energji elektrike, andaj mungesa e energjisë elektrike apo reduktimet me orare të gjata, do të pamundësonin funksionimin e sistemit të ngrohjeve në shkolla, rrjedhimisht do të krijonin pamundësinë e zhvillimit normal e të plotë të procesit mësimor;
• Pjesëmarrja e nxënësve në proces mësimor, të cilët përdorin transportin publik si formë transporti, do të shtonte kostot e familjeve të këtyre nxënësve kur tani dihet se edhe në këtë sektor janë rritur çmimet si dhe eventualisht fluksi i ditëve të transportit mund të bëj që kontraktorët të mos jenë në gjendje t’i përmbushin obligimet, e që si pasojë do të mund të ndërpritet transporti i nxënësve që është obligim ligjor;
• Si dhe probleme e sfida të natyrës teknike, organizative të cilat do të vështirësonin e në raste të caktuara të pamundësonin zhvillimin e procesit mësimor, andaj sa më sipër, gjykuar nga kjo situatë.
PROPOZOJMË
Që kompensimi i orëve të humbura të mësimit për shkak të grevës së përgjithshme në arsim, të bëhet duke i shtuar nga pesë orë pune për çdo nxënës brenda javës në kuptim të ditëve të rregullta të punës, ashtu që do të përballohej më lehtë për të gjithë pjesëmarrësit në proces mësimor si dhe do të garantonte standardet e kërkuara për zhvillimin normal të procesit mësimor, për të cilën janë shprehur pajtues udhëheqësit komunal.
Duke besuar në gatishmërinë tuaj për të rishikuar vendimin tuaj për kompensimin e orëve të humbura të mësimit, presim shqyrtimin e përfshirjen e propozimeve tona për këtë çështje që na preokupon të gjithëve”.

Shpërndaje në

U Kopjua